Osmani takon Grunder, flasin për bashkëpunimin me ShBA-në në fushën e sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alyson Grunder. Në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit me ShBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për zhvillimet e fundit në vend. “Presidentja Osmani e njoftoi znj. […]

Osmani takon Grunder, flasin për bashkëpunimin me ShBA-në në fushën e sigurisë
osmani-takon-grunder,-flasin-per-bashkepunimin-me-shba-ne-ne-fushen-e-sigurise

osmani-takon-grunder,-flasin-per-bashkepunimin-me-shba-ne-ne-fushen-e-sigurise

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alyson Grunder.

Në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit me ShBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për zhvillimet e fundit në vend.

“Presidentja Osmani e njoftoi znj. Grunder për prioritetet e Presidentes në muajt në vijim, me ç’rast u diskutua për rëndësinë e vazhdimit të komunikimit të rregullt me SHBA-të, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet më të fundit në sektorë të ndryshëm strategjik.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani paralajmëroi edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, për të cilin vlerësoi lartë bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen nga SHBA-të dhe Zyra e Sekretarit Antony Blinken, në veçanti”, thuhet tutje./Front Online