Osmani viziton kompaninë Speeex: Një shembull i suksesit e frymëzim për të gjithë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar sot kompaninë Speeex, të cilën ka thënë se është një shembull i suksesit dhe frymëzim për të gjithë. Në llogarinë e saj në Facebook ajo ka shkruar se platforma dixhitale e inovative e Speeex, EEEXPLORE Kosova, i drejtohet mërgatës sonë, duke paraqitur mundësi të panumërta për kthimin e […]

Osmani viziton kompaninë Speeex: Një shembull i suksesit e frymëzim për të gjithë
osmani-viziton-kompanine-speeex:-nje-shembull-i-suksesit-e-frymezim-per-te-gjithe

osmani-viziton-kompanine-speeex:-nje-shembull-i-suksesit-e-frymezim-per-te-gjithe

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar sot kompaninë Speeex, të cilën ka thënë se është një shembull i suksesit dhe frymëzim për të gjithë.

Në llogarinë e saj në Facebook ajo ka shkruar se platforma dixhitale e inovative e Speeex, EEEXPLORE Kosova, i drejtohet mërgatës sonë, duke paraqitur mundësi të panumërta për kthimin e potencialit të të rinjve kosovarë kudo në botë dhe sipas saj, ofron jo vetëm vende pune, por edhe rrugë për zhvillimin e aftësive, si dhe shanse për të kontribuuar në përparimin e vazhdueshëm të shoqërisë dhe shtetit tonë.

“Nga Zvicra në Kosovë, kompania Speeex një shembull i suksesit e frymëzim për të gjithë! Sot takova vajza e djem të kësaj kompanie që operon në Prishtinë, Vushtrri, Prizren e Ferizaj dhe e cila ka hapur dyert për mbi 2 mijë të punësuar”, ka shkruar ajo.