Pacolli: Disa individë po e përdorin tragjedinë e Liridonës për ta tërhequr vëmendjen e publikut

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar sërish për vrasjen e Liridona Ahmetaj. Ai ka reaguar ashpër kundrejt deklaratave të ndryshme që janë dhënë lidhur me rastin tragjik. Pacolli ka thënë se disa persona për ta tërhequr vëmendjen e publikut po e shfrytëzojnë këtë rast. Ai tha se duhet të kundërshtohen deklaratat pa fakte dhe […]

Pacolli: Disa individë po e përdorin tragjedinë e Liridonës për ta tërhequr vëmendjen e publikut
pacolli:-disa-individe-po-e-perdorin-tragjedine-e-liridones-per-ta-terhequr-vemendjen-e-publikut

pacolli:-disa-individe-po-e-perdorin-tragjedine-e-liridones-per-ta-terhequr-vemendjen-e-publikut

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar sërish për vrasjen e Liridona Ahmetaj.

Ai ka reaguar ashpër kundrejt deklaratave të ndryshme që janë dhënë lidhur me rastin tragjik.

Pacolli ka thënë se disa persona për ta tërhequr vëmendjen e publikut po e shfrytëzojnë këtë rast.

Ai tha se duhet të kundërshtohen deklaratat pa fakte dhe të pasakta që po bëhen.

“Nga distanca shoh disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që përdorin tragjedi si kjo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të pervetësuar ndonjë pëlqim ( like) në platformat mediatike. Është e rëndësishme të ekspozohen dhe të kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme, pa fakte dhe të pasakta të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë: