Padi për gjashtë inspektorë në Maqedoninë e Veriut pasi nuk i kishin dënuar tri këmbimore

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paditur gjashtë inspektorë nga Shkupi për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal kundër gjashtë personave zyrtarë-inspektorë, të punësuar në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, edhe atë kundër S.B.(32), Ј.R.(54), V.М.(47), B.S.(46), S.S.(61) dhe R.B.(37), të gjithë nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit […]

Padi për gjashtë inspektorë në Maqedoninë e Veriut pasi nuk i kishin dënuar tri këmbimore
Inspektorati Shtetëror i Tregut, Foto: IShP

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paditur gjashtë inspektorë nga Shkupi për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër gjashtë personave zyrtarë-inspektorë, të punësuar në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, edhe atë kundër S.B.(32), Ј.R.(54), V.М.(47), B.S.(46), S.S.(61) dhe R.B.(37), të gjithë nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 të KP të RMV-së”, sqaroi Policia.

Ata vitin e kaluar kishin kryer kontrolle në tre objekte që punonin si këmbimore, përkundër asaj se nuk ishin të licencuara për këtë punë.

“Megjithatë, inspektorët e tregut kanë shkelur të gjitha dispozitat e ligjit të përmendur dhe në tre kontrolle të jashtëzakonshme të personave të gjetur në të tre objektet si këmbimore, as nuk kanë nxjerrë vendim për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së paregjistruar dhe as nuk kanë vulosur ambientet ku të njëjtit kanë kryer veprimtarinë e kundërligjshme, as nuk i kanë hequr mjetet, sendet dhe pajisjet me të cilat është kryer kundërvajtja dhe nuk kanë shqiptuar gjobë nga 1.000 deri në 20.000 euro në kundërvlerë në denarë”, sqaroi Policia.