Pakohen kontejnerët në kryeqytet, shtohen mbeturinat

Mbeturinat në rrugën “Vicianum” të lagjes Arbëria të Prishtinës janë hedhur edhe jashtë kontejnerëve. Banorët pohojnë se megjithëse mbeturinat hiqen në baza ditore, problemi është se kontejnerët aktualë janë të paktë. Mungesë të kazanëve të bërllokut ka edhe në Dardani. Situatë më e mirë nuk është as te Mati 1. Duke qenë gjendja e keqe, […]

Pakohen kontejnerët në kryeqytet, shtohen mbeturinat
pakohen-kontejneret-ne-kryeqytet,-shtohen-mbeturinat

pakohen-kontejneret-ne-kryeqytet,-shtohen-mbeturinat

Mbeturinat në rrugën “Vicianum” të lagjes Arbëria të Prishtinës janë hedhur edhe jashtë kontejnerëve. Banorët pohojnë se megjithëse mbeturinat hiqen në baza ditore, problemi është se kontejnerët aktualë janë të paktë.

Mungesë të kazanëve të bërllokut ka edhe në Dardani. Situatë më e mirë nuk është as te Mati 1. Duke qenë gjendja e keqe, disa banorë protestuan në Kuvendin e Komunës të enjten, raporton Ju Flet Prishtina.

Ata thanë se po jetojnë në një deponi mbeturinash e cila mund të shkaktojë edhe telashe shëndetësore. Matjanët pretendojnë se janë bërë 8 muaj qëkur u është premtuar zgjidhje e shpejtë.

Rreth kësaj çështje, Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu,  se vonesat në vendosjen e kontejnerëve të rinj janë shkaktuar ngase thirrja e parë për operator ekonomik është anuluar. E dyta tashmë është hapur dhe autoritetet komunale janë në pritje të nënshkrimit të kontratës që i bie kazanët e bërllokut, së shpejti.

Te “Kodra e Trimave” ndërkaq, ka ankesa se mbetjet nuk hiqen çdo të enjte, siç është rregulli. Nga “Pastrimi” bëjnë me dije se vonesat janë shkaktuar për shkak të prishjeve që i kanë ndodhur flotës së makinerisë, por edhe ardhjes së qytetarëve nga mërgata.

“Në vazhdimësi bëjmë matje dhe i dimë saktë tonazhin e mbeturinave që e mbledhim dhe natyrisht korriku e gushti janë ndër muajt që kemi volumin më të madh të mbeturinave. Ne e kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe i njoftojmë se kemi plan me arrit me mbulu pjesën ku kemi vonesa. Kemi telashe me flotën dhe jemi duke e bërë një analizë përse na ka ardhur një prishje enorme e makinerisë këtë muaj”, deklaroi Petrit Reçica, Kryeshef i “Pastrimit”.

Nga kompania bëjnë të ditur se kanë në plan blerjen e kamionëve të rinj, derisa premtojnë se në një periudhë 4 muajshe planifikohet të bëhet një zgjidhje e qëndrueshme sa i përket makinerisë.

Kryeshefi Reçica apelon që mbetjet inerte të mos përzihen me bërllokun e amvisërisë, sepse këto të parat shpesh janë ato arsyeja pse prishen kamionët.