Arrestohet personi i cili ishte në kërkim nga policia

Është arrestuar personi i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës. Të enjten policia publikoi fotografinë e të dyshuarit, ndërsa sot ka njoftuar se ka arrestuar atë. Ai ishte në kërkim për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”. “Më datën 29.12..2023 hetues policor nga stacioni policor në Prizren përmes rrugëve operative dhe falë […]

Arrestohet personi i cili ishte në kërkim nga policia
arrestohet-personi-i-cili-ishte-ne-kerkim-nga-policia

arrestohet-personi-i-cili-ishte-ne-kerkim-nga-policia

Është arrestuar personi i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.

Të enjten policia publikoi fotografinë e të dyshuarit, ndërsa sot ka njoftuar se ka arrestuar atë.

Ai ishte në kërkim për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”.

“Më datën 29.12..2023 hetues policor nga stacioni policor në Prizren përmes rrugëve operative dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të trajtohet (hetohet) në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Prizren falënderon  mediat dhe qytetarët për bashkëpunim./Front Online