Para ndeshjes, Zvicra paralajmëron Kosovën me një video të Xhakës dhe Shaqirit

Zvicra paralajmëron Kosovën me një video të Xhakës dhe Shaqirit. Kosova do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Ky duel do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45. Si para çdo ndeshje tjetër, nga faqja zyrtare e Zvicrës në “Twitter” është bërë […]

Para ndeshjes, Zvicra paralajmëron Kosovën me një video të Xhakës dhe Shaqirit

Zvicra paralajmëron Kosovën me një video të Xhakës dhe Shaqirit.

Kosova do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ky duel do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.

Si para çdo ndeshje tjetër, nga faqja zyrtare e Zvicrës në “Twitter” është bërë një paralajmërim për përballjen me “Dardanët”.

Në videon e publikuar janë shfaqur edhe dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Në fundin e kësaj video thuhet: “Të uritur për 3 pikët”.

Kosova është e pesta dhe e parafundit në Grupin I me 3 pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia një pozitë më lartë.

Në këtë grup prin Zvicra me 10 pikë, e ndjekur nga Rumania me 8 sosh. Izraeli është i treti me 7 pikë. Andorra është e fundit me vetëm 1 pikë.