Paraburgim prej 48 orësh për dy personat e arrestuar për vrasjen e mjekut në Shkup

Duke pasur parasysh se ende po ndërmerren veprime për sigurimin e provave, prokurori publik nga PThP Shkup mbrëmë ka dorëzuar te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh për dy nga personat të cilët janë arrestuar në lidhje me vrasjen […]

Paraburgim prej 48 orësh për dy personat e arrestuar për vrasjen e mjekut në Shkup
Vrasja para Remedikës në Shkup. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Duke pasur parasysh se ende po ndërmerren veprime për sigurimin e provave, prokurori publik nga PThP Shkup mbrëmë ka dorëzuar te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh për dy nga personat të cilët janë arrestuar në lidhje me vrasjen e mjekut në lagjen Hekurana të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Propozimi është pranuar dhe masa është caktuar.

Ministri i MPB-së Pançe Toshkovski, dje fillimisht njoftoi se janë arrestuar dy persona, më pas tre persona në lidhje me vrasjen e mjekut në lagjen Hekurana të Shkupit.

“Sipas informacioneve të mia është ndaluar edhe një person, pra janë ndaluar gjithsej tre persona. Bastisja ka përfunduar në orët e vona, janë duke vazhduar veprimet tjera hetimore për të konstatuar si duhet gjendjen faktike, sapo të kemi informacione të reja shtesë, publiku do të njoftohet menjëherë”, tha Toshkovski.

Toshkovski tha se janë ndërmarrë 20 veprime hetimore, si dhe se janë kontrolluar mbi 50 kamera, përkatësisht video incizime.

Ministri shtoi se sipas gjetjeve fillestare, motivi i vrasjes nuk ka lidhje me profesionin.

Javën e kaluar, një mjek 67-vjeçar nga lagjja Hekurana e Shkupit u gjet i vrarë me thikë në veturën e tij të parkuar.

Siç informuan nga MPB-ja, mjeku kishte një ordinancë private në poliklinikën “Hekurana”.

Trupi i tij i pajetë, siç bëhet me dije nga MPB-ja dhe Prokuroria Publike , është gjetur nga anëtarët e familjes së tij të ngushtë të cilët kanë kishin dalë ta kërkonin pasi nuk ishte kthyer nga puna në shtëpi.