Paralajmërimet për sulme të reja në veri/ Kastrati: Duhet të jemi vigjilentë, Rusia përmes Serbisë nuk e lë të qetë Ballkanin

Vigjilencë nga institucionet e sigurisë kërkon edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati. Ai në një prononcim për Front Online tha se Serbia dëshiron që ta mbajë nën presion Kosovën. Kastrati thotë që Rusia përmes Serbisë nuk do ta lërë Ballkanin Perëndimorë të qetë, e këtë sipas tij e dinë edhe NATO. “Qëllimi i Serbisë është […]

Paralajmërimet për sulme të reja në veri/ Kastrati: Duhet të jemi vigjilentë, Rusia përmes Serbisë nuk e lë të qetë Ballkanin
paralajmerimet-per-sulme-te-reja-ne-veri/-kastrati:-duhet-te-jemi-vigjilente,-rusia-permes-serbise-nuk-e-le-te-qete-ballkanin

paralajmerimet-per-sulme-te-reja-ne-veri/-kastrati:-duhet-te-jemi-vigjilente,-rusia-permes-serbise-nuk-e-le-te-qete-ballkanin


Vigjilencë nga institucionet e sigurisë kërkon edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati.

Ai në një prononcim për Front Online tha se Serbia dëshiron që ta mbajë nën presion Kosovën.

Kastrati thotë që Rusia përmes Serbisë nuk do ta lërë Ballkanin Perëndimorë të qetë, e këtë sipas tij e dinë edhe NATO.

“Qëllimi i Serbisë është që ta mbajë Kosovën nën presion, eventualisht të bëjnë ndonjë konflikt në atë pjesë kinse për me i mbrojtur të drejtat e serbëve në Kosovë. Ky është rreziku më i madhi, sepse si qëllim kryesorë Rusia mes Serbisë e ka që Ballkanin Perëndimorë mos me lënë të qetë, mundësisht me bë ndonjë konflikt në Bosnje, Kosovë apo në Mal të Zi dhe këtë e dinë shumë NATO, dhe për këtë arsye NATO ka sjell trupa shtesë në Kosovë. Ne nuk guxojmë ta neglizhojmë, të rrimë pasiv, duhet të jemi shumë vigjilentë”, ka thënë ai për Front Online.

Ai kërkon nga politikanët që të jenë të matur me deklarimet e tyre sa i përket kësaj çështjeje.

“Unë mendoj që politikanët duhet të jenë të matur në deklarimet e tyre që mos të përhapin panik në popullatë, mos të deklarojnë diçka që faktikisht popullata të jetë e shqetësuar, por të përgatiten ata më shumë brenda për brenda dhe të ua lënë ekspertëve, si FSK-së ashtu edhe Policisë që ata të vlerësojnë, të marrin hapat e duhur për të menaxhuar eventualisht një situatë që do të duhej të veprojnë ata”, u shpreh ai.

Kujtojmë se më 24 shtator të 2023, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur nga një grup kriminal serb, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë, zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Sulmi u cilësua si akt terrorist dhe agresioni ndaj shtetit të Kosovës dhe u dënua edhe nga diplomatët perëndimorë./Front Online/