Paralajmëron Berisha: Korrik ‘i nxehtë’ e tetor ‘përvëlues’ për Ramën, s’do e shpëtojë as Soros

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot raportin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 Majit, të cilën e cilëson si farsën më të madhe elektorale në këto 32 vite demokraci. Gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi se kryeministri Edi Rama nuk do i shpëtojë hetimeve për McGonigal. Ai tha se kryeministri do të ketë një […] The post Paralajmëron Berisha: Korrik ‘i nxehtë’ e tetor ‘përvëlues’ për Ramën, s’do e shpëtojë as Soros appeared first on Newsbomb Albania.

Paralajmëron Berisha: Korrik ‘i nxehtë’ e tetor ‘përvëlues’ për Ramën, s’do e shpëtojë as Soros

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot raportin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 Majit, të cilën e cilëson si farsën më të madhe elektorale në këto 32 vite demokraci.

Gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi se kryeministri Edi Rama nuk do i shpëtojë hetimeve për McGonigal. Ai tha se kryeministri do të ketë një korrik të nxëehtë, ndërsa tetori do të jetë përvëlues dhe as Sorosi nuk mund ta ndihmojë.

“Afera e tij e angazhimit të McGonigal në hetimin e opozitës shqiptare dhe shkatërrimin e saj në kohën kur ishte në pushtet dhe kundër çdo lloj tagri ligjor, del tani e pleksur me aferën ruse Deripaska. Po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme nga George Soros, Alex Soros për ta shpëtuar nga kjo aferë.

Alex Soros e shpall atë vëlla dhe yll të stabilitetit, vetëm e vetëm që të mund të lehtësojë pozicionin e tij përpara drejtësisë së SHBA, por edhe drejtësisë në Shqipëri në kohën e duhur. Në fakt, këto përpjekje do dështojnë. Edi Rama është në hetim të hapur kriminal për krimet e shëmtuara që ka kryer, por krimi më i madh i jetës së tij është shkatërrimi i procesit zgjedhor. Sot ai është më i rrezikshëm se kurrë.

Sot ai përdor postin e kryeministrit për t’u fryrë konflikteve në rajon. Ai ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës dhe këtë e bëri për lëkurën e tij, sepse korriku është përvëlues për të, por më shumë tetori. Procesi McGonigal, me gjithë përpjekjet e Alexandër Soros, do i dëshmojë botës se Edi Rama është aventurier pa asnjë parim, një njeri që për hir të pushtetit të tij është i aftë të bëjë gjithçka”, tha Berisha.

The post Paralajmëron Berisha: Korrik ‘i nxehtë’ e tetor ‘përvëlues’ për Ramën, s’do e shpëtojë as Soros appeared first on Newsbomb Albania.