Rama pret në “Vilën 30” liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në “Vilën 30”  liderët e Ballkanit Perëndimor. Ashtu si dhe u bë me dije më herët kryeministri Rama do të zhvillojë sot takime me komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi si dhe me kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë […] The post Rama pret në “Vilën 30” liderët e Ballkanit Perëndimor appeared first on Newsbomb Albania.

Rama pret në “Vilën 30” liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në “Vilën 30”  liderët e Ballkanit Perëndimor. Ashtu si dhe u bë me dije më herët kryeministri Rama do të zhvillojë sot takime me komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi si dhe me kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo si dhe ajo e Serbisë Ana Bërnabiç, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ndërkohë, ftesës së Ramës nuk iu përgjigj kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, pasi ndodhet në Greqi për edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar.

Ky takim u paralajmërua më herët edhe nga vetë kryeministri Edi Rama. Gjatë turit të tij Ballkanik, në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit, Rama lajmëroi se në Tiranë do të mbahet takimi me diplomatë europianë dhe krerët e vendeve të Ballkanit.

Kujtojmë që marrëdhëniet mes Ramës dhe Kurtit gjatë muajve të fundit, që nga nisja e tensioneve në very të Kosovës kanë qenë të tensionuar. Gjatë turiet që Rama bëri në Bllkan, kur vizitoi Kosovën, ai nuk u prit nga Kurti. Dhe si duket as sot Kurti nuk do të vijë për këtë takim në Tiranë.

The post Rama pret në “Vilën 30” liderët e Ballkanit Perëndimor appeared first on Newsbomb Albania.