Zëri Amerikës “plas bombën”: Arben Ahmetaj iku në Greqi të premten! Sinjali i fundit telefonik është në Kanada

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga Parlamenti autorizimn për arrestimin e tij, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandatave, njëri prej avokatëve të tij, Henrik Ligori, mësohet të ketë pohuar se zoti Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Zëri i Amerikës, ka konfirmuar […] The post Zëri Amerikës “plas bombën”: Arben Ahmetaj iku në Greqi të premten! Sinjali i fundit telefonik është në Kanada appeared first on Newsbomb Albania.

Zëri Amerikës “plas bombën”: Arben Ahmetaj iku në Greqi të premten! Sinjali i fundit telefonik është në Kanada

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga Parlamenti autorizimn për arrestimin e tij, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandatave, njëri prej avokatëve të tij, Henrik Ligori, mësohet të ketë pohuar se zoti Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Zëri i Amerikës, ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare se ai është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte Parlamentit, shkresën për arrestimin.

Burime pranë autoriteteve shqiptare i thanë po ashtu Zërit të Amerikës, se më pas zoti Ahmetaj, ka prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Burime të tjera, të pakonfirmuara zyrtarisht, tregojnë se nga verifikimet e sinjalit të celularit të tij, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.

Të njëjtën hipotezë e ka shfaqur dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gamend Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, kur ka pyetur për këtë, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, por pa marrë një përgjigje prej tij. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë të gjitha gjasat janë që largimi i tij të jetë përfundimtar, për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë.

Arben Ahmetaj akuzohet për korrupsion, mosdeklarim apo fshehje të pasurisë si dhe për pastrim parash.

The post Zëri Amerikës “plas bombën”: Arben Ahmetaj iku në Greqi të premten! Sinjali i fundit telefonik është në Kanada appeared first on Newsbomb Albania.