Patentën e shoferi të falsifikuar e ka përdorur për bartjen e emigrantëve, padi për shkupjanin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal për 24 vjeçarin nga Shkupi për falsifikimin e dokumenteve, dokumente të cilat i ka përdorur për bartjen e emigranteve në mënyrë të paligjshme, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal kundër D.P. (24) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “falsifikim […]

Patentën e shoferi të falsifikuar e ka përdorur për bartjen e emigrantëve, padi për shkupjanin
Policia e RMV-së/ Foto: Faton Curri/Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal për 24 vjeçarin nga Shkupi për falsifikimin e dokumenteve, dokumente të cilat i ka përdorur për bartjen e emigranteve në mënyrë të paligjshme, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër D.P. (24) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “falsifikim të dokumentit” sipas nenit 378 të Kodit Penal”, raportojnë nga Policia.

Ai kishte shfrytëzuar këtë dokument të kategorisë “B” për bartjen e emigrantëve nëpër Kroaci dhe Slloveni.