PDK-ja bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me rastin e 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Ekonomia Online. Nga aty, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, tha se fati e deshi që komnadtin legjendar Adem Jashari të ishte një ndër kolosët shqiptar. “Jemi këtu për […]

PDK-ja bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
pdk-ja-ben-homazhe-ne-kompleksin-memorial-“adem-jashari”-ne-prekaz

pdk-ja-ben-homazhe-ne-kompleksin-memorial-“adem-jashari”-ne-prekaz

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me rastin e 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, tha se fati e deshi që komnadtin legjendar Adem Jashari të ishte një ndër kolosët shqiptar.

“Jemi këtu për nderime në Memorialin ‘Adem Jashari’ në Nëntorin e spikatur të shqiptarëve që është poashtu ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari e që tregon se edhe fati e vulosi që të ishte një ndër kolosët shqiptar”.

“Nëntori është një muaj i rëndësishëm i shqiptarëve sepse filloj në Krujë me Skënderbeun dhe u rivendos në Vlorë edhe pse Shqipëria mbeti e përgjysmuar. Nëntori po ashtu jehoni edhe në Kosovë me daljen republike dhe u mbajtur zjarri i atdhedashurisë deri në çlirimin e Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovë”.

E kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, tha se kjo që ngërthen në vetvete një varg ngjarjesh që personifikojnë sakrificën për lirinë e gjithë shqiptarëve.

“Ne ishim në mënyrë institucionale si pushtet lokal bashkë me struktura të Partisë Demokratike të Kosovës me rastin e Flamurit, festë që ngërthen në vetvete një varg ngjarjesh që personifikojnë sakrificën për lirinë e gjithë shqiptarëve”.

“Ditëlindja e komandantit Adem Jashari dhe dalja e UÇK-së ja shtojnë edhe më shumë peshën kësaj feste. Urime edhe një herë për të gjithë shqiptarët ku do që janë”.