Peci garanton për cilësinë e grurit: Ka mundësi të mbulojmë 70% të nevojave me grurë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se këtë vit Kosova ka shënuar rekord sa i përket mbjellës së grurit. Madje sipas tij, në bazë të të dhënave të para vendi ka mundësi që të mbulohen 70% e nevojave me grurë. Përderisa ka garantuar se cilësia e grurit është e mirë dhe […]

Peci garanton për cilësinë e grurit: Ka mundësi të mbulojmë 70% të nevojave me grurë
peci-garanton-per-cilesine-e-grurit:-ka-mundesi-te-mbulojme-70%-te-nevojave-me-grure

peci-garanton-per-cilesine-e-grurit:-ka-mundesi-te-mbulojme-70%-te-nevojave-me-grure

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se këtë vit Kosova ka shënuar rekord sa i përket mbjellës së grurit.

Madje sipas tij, në bazë të të dhënave të para vendi ka mundësi që të mbulohen 70% e nevojave me grurë.

Përderisa ka garantuar se cilësia e grurit është e mirë dhe nuk ka vend për shqetësim, raporton eo.

“Pothuajse se sezoni e korrjeve-shtrirjeve ka përfunduar jemi në fazën finale të raporti në nivel komunal. Kosova këtë vit ka shënuar rekord në të mbjella e sidomos me grurë”.

“… rendimente janë diku 4 tonë për hektarë.  Kemi 70% të mbulueshmërisë të tregut. Nuk ka vend për shqetësim, tash kemi edhe një stabilizim edhe në tregjet ndërkombëtare”, tha ai.