Peci: Në rastin e mishit të Brazilit, dyshohet se është i përfshirë edhe një inspektor i AUV-it

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar në lidhje me raportimet për dyshimin e përfshirjes së një operatori ekonomik të prodhimit dhe tregtimit të mishit dhe mundësisë së përfshirjes së një inspektori të AUV-it në mashtrim e manipulim me dokumente zyrtare. Peci ka njoftuar se inspektori është dërguar në komision disiplinor ndërsa ndaj operatorit ekonomik […]

Peci: Në rastin e mishit të Brazilit, dyshohet se është i përfshirë edhe një inspektor i AUV-it
peci:-ne-rastin-e-mishit-te-brazilit,-dyshohet-se-eshte-i-perfshire-edhe-nje-inspektor-i-auv-it

peci:-ne-rastin-e-mishit-te-brazilit,-dyshohet-se-eshte-i-perfshire-edhe-nje-inspektor-i-auv-it

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar në lidhje me raportimet për dyshimin e përfshirjes së një operatori ekonomik të prodhimit dhe tregtimit të mishit dhe mundësisë së përfshirjes së një inspektori të AUV-it në mashtrim e manipulim me dokumente zyrtare.

Peci ka njoftuar se inspektori është dërguar në komision disiplinor ndërsa ndaj operatorit ekonomik është vendosur masa e ndalesës për eksport-import.

“Inspektori ne fjalë është dërguar në komision disiplinor ndërsa operatorit ekonomik i është vendosur masa e ndalesës për eksport-import. Për ta vërtetuar dyshimin e ngritur, është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin, gjurmueshmërinë dhe përputhshmërinë e të gjitha hyrje-daljeve të operatorit ekonomik. Po ashtu janë informuar edhe autoritete tjera si Dooganat e Kosovës dhe ATK të cilat do të gjurmojnë për pjesën e mandatit të tyre dhe në të njëjtën kohë do e mbështesim njëra-tjetrën, me të dhënat rreth të gjeturave që burojnë nga kontrollet e detajuara”, deklaroi Peci, transmeton Front Online.

Tutje Ministri theksoi se në rast të konfirmimit të pretendimeve të gjithë individët e involvuar si dhe operatori ekonomik do të perballen me pasoja ligjore dhe administrative.

Gjatë ditës së djeshme emisioni hulumtues “Stop”, i TV Klan, raportoi se se kompania nga Vushtrria “Apetit sh.p.k.”, e ka shitur mishin e ngrirë me origjinë nga Brazili, si mish të freskët nga Kosova.

Për ta shitur mishin në këtë formë, sipas raportimeve të këtij mediumi, kompania në fjalë e shkrinte mishin 24 orë përpara, për ta bërë të duket si mish i freskët.
Sipas këtij mediumi në vitin 2023 në Shqipëri janë importuar rreth 600 mijë kilogramë mish nga kompanitë shqiptare, nga kompania Apetit sh.p.k