Për herë të dytë me helikopter të policisë u transportua një pacient nga Hungaria në RMV

Një person i cili pësoi goditje në tru është transportuar sot nga Hungaria drejt vendit me helikopter policor të Ministrisë së Brendshme, i pajisur me pajisjet e nevojshme mjekësore për një fluturim të tillë. Kjo është hera e dytë që ky lloj transporti ajror kryhet nga Szegedi në Shkup, pasi hera e parë u realizua […]

Për herë të dytë me helikopter të policisë u transportua një pacient nga Hungaria në RMV
Për herë të dytë me helikopter të policisë u transportua një pacient nga Hungaria në RMV. Foto: Qendra për Menaxhim me Kriza

Një person i cili pësoi goditje në tru është transportuar sot nga Hungaria drejt vendit me helikopter policor të Ministrisë së Brendshme, i pajisur me pajisjet e nevojshme mjekësore për një fluturim të tillë. Kjo është hera e dytë që ky lloj transporti ajror kryhet nga Szegedi në Shkup, pasi hera e parë u realizua me sukses më 11 prill, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave nga Qendra për Menaxhim me Kriza, më 18 prill, përmes numrit të vetëm për emergjenca 112, në e-mailin zyrtar të QKM-së dhe drejtorit Stojance Angellov, ka arritur kërkesë për transport ajror nga Hungaria në RMV të një të sëmuri, shtetas i RMV-së, i cili në Hungari ka pësuar goditje në tru, kështu që ka kaluar disa ditë në një spital në Hungari, në qytetin Szeged.

“Pas krijimit të kushteve për transport të sigurt, u realizua sot nga Njësia e Helikopterëve të Ministrisë së Brendshme me helikopterin “e bardhë” 412, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë”, thonë nga QMK.

Ata theksuan se personi ka qenë në një udhëtim pune në Hungari ku ka pësuar goditje në tru, pas së cilës është vendosur dhe operuar në Klinikën Universitare në Szeged, nga ku është transportuar dhe vendosur në Klinikën Universitare në Shkup.