Përparim Rama viziton Shkodrën, publikon pamje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ndodhet për vizitë në Shkodër. Ai ka publikuar pamje nga pritja që i ka bërë Kryebashkiaku i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, të cilën e ka quajtur vëllazërore. Në këtë vizitë ai është shoqëruar edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. “Një vizitë e mrekullueshme në […]

Përparim Rama viziton Shkodrën, publikon pamje
perparim-rama-viziton-shkodren,-publikon-pamje

perparim-rama-viziton-shkodren,-publikon-pamje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ndodhet për vizitë në Shkodër.

Ai ka publikuar pamje nga pritja që i ka bërë Kryebashkiaku i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, të cilën e ka quajtur vëllazërore.

Në këtë vizitë ai është shoqëruar edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Një vizitë e mrekullueshme në këtë qytet të pasur me histori, kulturë dhe pamje të mahnitshme!  Falënderojmë z.Beci për mikpritjen dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi, i cili tashmë është shndërruar në urë lidhëse mes vendeve tona. Ne kemi vizion të përbashkët, do të forcojmë lidhjet do të punojmë fort për qytetet tona!”, ka shkruar Rama.