Përurohet objektin i ri i Ambasadës së Kosovës në Senegal

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Senegal, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me Ministrin e Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Senegalit, Aliou Sow, kanë bërë përurimin zyrtar të objektit të ri të Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e këtij shteti – Dakar. Përurimi i objektit […]

Përurohet objektin i ri i Ambasadës së Kosovës në Senegal

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Senegal, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me Ministrin e Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Senegalit, Aliou Sow, kanë bërë përurimin zyrtar të objektit të ri të Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e këtij shteti – Dakar.

Përurimi i objektit të Ambasadës u bë në praninë e shumë drejtuesve të Misioneve Diplomatike të akredituar në këtë shtet, ndër ta edhe shumë përfaqësues nga shtete, të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, përfaqësuesve nga agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe nga shteti pritës, miqve të Kosovës nga kontinenti afrikan dhe komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në Dakar.

Gjatë qëndrimit në Senegal dhe në margjina të edicionit të 9-të Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, Ministrja Gërvalla takoi shumë homologë të saj nga shtete të ndryshme afrikane, të cilët morën pjesë në këtë Forum.