Plagosja e çiftit – Ky është motivi i incidentit te ‘Xhambazët’ ku u përfshinë dy familje

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte te market ‘Toni’ në lagjen “Bregu i diellit” në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, teksa tre të dyshuar janë arrestuar. Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia, ndërsa Sinjali ka publikuar identitetin e personave të përfshirë në këtë incident. Sipas informacioneve të para, palët […]

Plagosja e çiftit – Ky është motivi i incidentit te ‘Xhambazët’ ku u përfshinë dy familje

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte te market ‘Toni’ në lagjen “Bregu i diellit” në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, teksa tre të dyshuar janë arrestuar.

Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia, ndërsa Sinjali ka publikuar identitetin e personave të përfshirë në këtë incident.

Sipas informacioneve të para, palët e përfshira, të dyshuarit Gentian Makolli dhe G. Makolli (i mitur) në njërën anë dhe viktimat që u plagosën Mehmet Metolli e Ataola Tahiri, dyshohet se kanë pasur një konflikt të mëhershëm që tentuan t’i japin fund sonte.

Sinjali ka mësuar se dy familjet kanë pasur probleme të mëhershme dhe vendosën që të pajtohen, por që gjithçka eskaloi papritmas dhe u shkrep arma e zjarrit.

Lajmin lidhur me incidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar.“