Plas sherri në Suharekë: Dy persona ia thyejnë dhëmbët një 22-vjeçari, të dyshuarit në arrati

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Si pasojë e kësaj, shumë shpesh viktimat përfundojnë me lëndime serioze. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë, ku dy […]

Plas sherri në Suharekë: Dy persona ia thyejnë dhëmbët një 22-vjeçari, të dyshuarit në arrati
plas-sherri-ne-suhareke:-dy-persona-ia-thyejne-dhembet-nje-22-vjecari,-te-dyshuarit-ne-arrati

plas-sherri-ne-suhareke:-dy-persona-ia-thyejne-dhembet-nje-22-vjecari,-te-dyshuarit-ne-arrati

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Si pasojë e kësaj, shumë shpesh viktimat përfundojnë me lëndime serioze.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 22-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka identifikuar njërin prej të dyshuarve, teksa tjetri është i panjohur për të. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal mes tyre, e që më pas ka eskaluar në dhunë fizike.

Ai ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore, pasi të dyshuarit me anë të goditjeve të forta ia kanë thyer dy dhëmbë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.