Policëve të plagosur në veri dhe atyre që po trajtohen nga sëmundje të rënda u ndahen nga 500 euro

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka marrë vendim që policëve të lënduar dhe plagosur në veri të Kosovës dhe atyre që po trajtohen nga sëmundje të rënda, t’iu ndahen nga 500 euro. Sindikata e Policisë njofton se në mbledhjen e mbajtur më 6 mars 2024, Këshilli Drejtues ka shqyrtuar listat e propozuara […]

Policëve të plagosur në veri dhe atyre që po trajtohen nga sëmundje të rënda u ndahen nga 500 euro
policeve-te-plagosur-ne-veri-dhe-atyre-qe-po-trajtohen-nga-semundje-te-renda-u-ndahen-nga-500-euro

policeve-te-plagosur-ne-veri-dhe-atyre-qe-po-trajtohen-nga-semundje-te-renda-u-ndahen-nga-500-euro

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka marrë vendim që policëve të lënduar dhe plagosur në veri të Kosovës dhe atyre që po trajtohen nga sëmundje të rënda, t’iu ndahen nga 500 euro.

Sindikata e Policisë njofton se në mbledhjen e mbajtur më 6 mars 2024, Këshilli Drejtues ka shqyrtuar listat e propozuara nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore dhe nga Shoqatat Sindikale për zyrtarët policorë të cilët janë plagosur dhe lënduar në veri të Kosovës dhe për ata që janë duke u trajtuar me sëmundje të rënda.

“Lidhur me këtë çështje Këshilli Drejtues, me shumicë të votave, ka marr vendim që nga listat e përpiluara të ndahen për secilin nga pesëqind (500) euro, për të gjithë ata që janë anëtarë të sindikatës, kurse ata që nuk janë anëtar të kontaktohen dhe t’ju mundësohet pranimi i kësaj ndihme në momentin që e bëjnë deklarimin e anëtarësimit në sindikatë”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se mjetet financiare do të ndahen nga donacioni i dhuruar nga fondi humanitar Golden Eagle, të cilin Sindikata e falënderon publikisht dhe nga fondi i anëtarësisë së SPK-së.