Policia gjermane e kontrolloi katedralen në Këln pas paralajmërimit për sulm të mundshëm në natën e Vitit të Ri

Policia gjermane kumtoi se mbrëmë ka kryer bastisje në katedralen në Këln pas paralajmërimit për kërcënim për sulm na natën e Vitit të Ri. Gazeta “Bild” shkruan se shërbimet e sigurisë të Austrisë, Gjermanisë dhe Spanjës kanë marrë informata se “një grup i islamistëve dëshiron të kryejë disa atentate në Evropë, me siguri në natën […]

Policia gjermane e kontrolloi katedralen në Këln pas paralajmërimit për sulm të mundshëm në natën e Vitit të Ri
Policia e Gjermanisë. Foto nga Leon Seibert/Unsplash

Policia gjermane kumtoi se mbrëmë ka kryer bastisje në katedralen në Këln pas paralajmërimit për kërcënim për sulm na natën e Vitit të Ri.

Gazeta “Bild” shkruan se shërbimet e sigurisë të Austrisë, Gjermanisë dhe Spanjës kanë marrë informata se “një grup i islamistëve dëshiron të kryejë disa atentate në Evropë, me siguri në natën e Vitit të Ri dhe për Krishtlindje”, transmeton MIA.

“Edhe pse informatat kanë të bëjnë me natën e Vitit të Ri, duke fillar prej kësaj mbrëmje, do të bëjmë çmos që ta garantojmë sigurinë e vizitorëve në katedralen për Krishtlindje”, deklaroi dje shefi i policisë në qytetin perëndimor gjerman, Mihael Eser. Ai sqaroi se tempulli është kontrolluar me ndihmën e qenve pas liturgjisë së mbrëmshme.

Si caqe të mundshme të sulmeve, në gazetën “Bild” janë përmendur liturgjitë e Krishtlindjeve në Këln, Vjenë dhe Madrid. Gazeta ditore gjermane njoftoi për disa arrestime në kryeqytetin e Austrisë dhe një në Gjermani.