Policia jep detaje për sulmin ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut: ishin të përfshirë 15-20 persona

Sulmi ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut, policia thotë ishin të përfshirë 15-20 persona. Dy kosovarë janë sulmuar mbrëmë në rrugën “Mbreti Pjetër”, në Mitrovicën e Veriut. Sipas policisë, ata dyshohet se janë sulmuar nga rreth 20 persona, përcjell Gazeta Express. Një nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor. “Rr. Mreti Pjetër I, Mitrovicë Veri […]

Policia jep detaje për sulmin ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut: ishin të përfshirë 15-20 persona

Sulmi ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut, policia thotë ishin të përfshirë 15-20 persona.

Dy kosovarë janë sulmuar mbrëmë në rrugën “Mbreti Pjetër”, në Mitrovicën e Veriut.

Sipas policisë, ata dyshohet se janë sulmuar nga rreth 20 persona, përcjell Gazeta Express.

Një nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

“Rr. Mreti Pjetër I, Mitrovicë Veri 22.06.2023 –20:00. Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftimin e policisë.