Policia ushtron bashkë me KFOR-in e EULEX-in për menaxhimin e krizave

Policia e Kosovës ka ushtruar bashkë me njësinë policore të specializuar të EULEX-it dhe KFOR-in. Siç thuhet në njoftim, ky ushtrim kishte për synim testimin e mundësisë dhe gatishmërisë për menaxhimin e krizave. “Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtrimin e përbashkët ‘Shpata e Artë 2024’ me Policinë e Kosovës […]

Policia ushtron bashkë me KFOR-in e EULEX-in për menaxhimin e krizave
policia-ushtron-bashke-me-kfor-in-e-eulex-in-per-menaxhimin-e-krizave

policia-ushtron-bashke-me-kfor-in-e-eulex-in-per-menaxhimin-e-krizave

Policia e Kosovës ka ushtruar bashkë me njësinë policore të specializuar të EULEX-it dhe KFOR-in.

Siç thuhet në njoftim, ky ushtrim kishte për synim testimin e mundësisë dhe gatishmërisë për menaxhimin e krizave.

“Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtrimin e përbashkët ‘Shpata e Artë 2024’ me Policinë e Kosovës dhe misionin KFOR të udhëhequr nga NATO.  EULEX-i është reaguesi i 2-të i Kosovës në fushën e sigurisë, si pjesë e një mekanizmi 3-shtresor të reaguesve në fushën e sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i 1-rë, EULEX-i është reaguesi i 2-të, dhe KFOR-i është reaguesi i 3-të.

Ushtrimi, që u mbajt në Kampin Vrella, kishte synim testimin e mundësisë dhe gatishmërisë tonë për zbatimin e procedurave për menaxhimin e përbashkët të krizave. Kjo me qëllim mbështetjen më të mirë të stabilitetit të Kosovës dhe kontribuimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim e Policisë.