Prej 18 deri 24 prill do të mbahet Panairi i Librit në Maqedoninë e Veriut

Panairi i Librit që organizohet nga Ministria e Kulturës, sivjet do të mbahet preh 18 deri 24 prill në Shkup nën moton “Historia lexohet”, transmeton Portalb.mk. “Nën sloganin “Historia lexohet”, nga 18 deri më 24 prill në Arenën “Boris Trajkovski” në Shkup, do të mbahet edicioni vjetor i Panairit të Librit”, njoftoi Ministria e Kulturës, […]

Prej 18 deri 24 prill do të mbahet Panairi i Librit në Maqedoninë e Veriut
Panairi i librit. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Panairi i Librit që organizohet nga Ministria e Kulturës, sivjet do të mbahet preh 18 deri 24 prill në Shkup nën moton “Historia lexohet”, transmeton Portalb.mk.

“Nën sloganin “Historia lexohet”, nga 18 deri më 24 prill në Arenën “Boris Trajkovski” në Shkup, do të mbahet edicioni vjetor i Panairit të Librit”, njoftoi Ministria e Kulturës, duke paralajmëruar që panairi do të pasurohet me libra nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Turqia dhe vendet tjera.

Organizatorët paralajmërojnë ngjarje kulturore në kuadër të panairit, si promovimi i librave dhe takime me shkrimtarët.

“Organizatorët paralajmërojnë takime me autorë, promovime dhe zbritje, si dhe do të prezantohet program i pasur për fëmijë dhe të rinj, me të cilin vizitorët më të vegjël do të mund të shijojnë botën e librit”, njoftoi Ministria.