Prej nesër do të fillojë Panairi i Librit në Shkup

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në Maqedoninë e Veriut, nesër do të fillojë Panairi i Librit i cili do të jetë i hapur deri më 24 prill, transmeton Portalb.mk. “Me mbi 30 manifestime promovuese, nga nesër, 18 prill deri më 24 prill, në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet edicioni i 36-të […]

Prej nesër do të fillojë Panairi i Librit në Shkup
libra, panair, histori

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në Maqedoninë e Veriut, nesër do të fillojë Panairi i Librit i cili do të jetë i hapur deri më 24 prill, transmeton Portalb.mk.

“Me mbi 30 manifestime promovuese, nga nesër, 18 prill deri më 24 prill, në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet edicioni i 36-të i Panairit të Librit”, njoftoi Ministria e Kulturës.

Panairi do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në ora 20:00, ndërsa slogani i këtij panairi është “Tregimi lexohet”.