Prej nesër stacioni policor Prolet do të punojë vetëm me termine

Prej nesër pika për fotografim për dokumente personale në stacionin policor Prolet nuk do të funksionojë pa termin, por do të shndërrohet në pikë për termine të caktuara për të gjithë ata që kanë rezervuar termin për fotografim në territorin e qytetit të Shkupit deri në fund të vitit 2024, bën të ditur Ministria e […]

Prej nesër stacioni policor Prolet do të punojë vetëm me termine
Pika e hapur nga MPB për ndryshimin e dokumenteve personale. Foto: MPB

Prej nesër pika për fotografim për dokumente personale në stacionin policor Prolet nuk do të funksionojë pa termin, por do të shndërrohet në pikë për termine të caktuara për të gjithë ata që kanë rezervuar termin për fotografim në territorin e qytetit të Shkupit deri në fund të vitit 2024, bën të ditur Ministria e Brendshme, transmeton Portalb.mk.

“Transformimi është bërë me qëllim që të vendoset rend në vend të kaosit dhe për të lehtësuar dhe përshpejtuar marrjen e dokumenteve personale për banorët e Shkupit. “Qytetarët që tashmë kanë caktuar termin do të kontaktohen nga operatori ekonomik përgjegjës dhe do t’u ofrohet një termin i ri në një periudhë shumë më të shkurtër kohore”, sqaron MPB.

Në të njëjtën kohë, ato termine të lira të fituara gjatë pastrimit të të gjitha listave do të mbeten të disponueshme për rezervimet e ardhshme.

Nga nesër brenda stacionit Prolet do të funksionojnë 14 stacione bazë, ku qytetarët do të fotografohen nga e hëna në të shtunë, ndërsa nga e hëna (12 shkurt) do të futet edhe fotografimi në turnin e dytë.

“Njoftojmë qytetarët se në ditët në vijim caktimi i termineve për fotografimin e dokumenteve personale do të bëhet vetëm përmes telefonit, ndërsa në ditët në vijim caktimi i termineve përmes internetit nuk do të jetë i mundur për arsye teknike”, informojnë nga MPB.

Sipas Marrëveshjes së Prespës, qytetarët duhet të ndryshojnë letërnjoftimet, pasaportat dhe lejet e vozitjes brenda pesë viteve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese dhe kjo periudhë skadon në shkurt. Deri më tani janë harmonizuar Ligji për dokumentin rrugor dhe Ligji për siguri në komunikacion, ku thuhet se pasaportat, patentë shoferët dhe librezat e shoferit që përmbajnë mbishkrimin Republika e Maqedonisë do të vlejnë deri në datën e skadimit, më së voni deri në 12 shkurt 2024.