Premtimi i Kurtit për banesat për të sapomartuarit, vështirë që projekti të nisë sivjet

Ndërtimi i katër mijë banesave me çmim të përballueshëm për të sapomartuarit, premtim ky i Qeverisë Kurti, duket se s’mund të nisë njëherë. Nga ekzekutivi i thanë televizionit se nga muaji tjetër synohet kompletimi i koncept-dokumentit që më pas të finalizohet draft-ligji, i cili rregullon po ashtu banimin social. Kjo u bë pas përfundimit të […]

Premtimi i Kurtit për banesat për të sapomartuarit, vështirë që projekti të nisë sivjet
premtimi-i-kurtit-per-banesat-per-te-sapomartuarit,-veshtire-qe-projekti-te-nise-sivjet

premtimi-i-kurtit-per-banesat-per-te-sapomartuarit,-veshtire-qe-projekti-te-nise-sivjet

Ndërtimi i katër mijë banesave me çmim të përballueshëm për të sapomartuarit, premtim ky i Qeverisë Kurti, duket se s’mund të nisë njëherë.

Nga ekzekutivi i thanë televizionit se nga muaji tjetër synohet kompletimi i koncept-dokumentit që më pas të finalizohet draft-ligji, i cili rregullon po ashtu banimin social.

Kjo u bë pas përfundimit të studimit të fizibilitetit për ndërtesat që pritet të zënë vend në Prishtinë, Pejë e Gjilan, njofton Klan Kosova.

Në shkurt të 2023-ës, kryeministri Albin Kurti, ishte shprehur i bindur se zbatimi i projektit nis sivjet.

Ky afat po i duket i pamundur Driton Tafallarit, ekspert i banimit, që punoi në këtë plan.

Madje, ai dyshon edhe se qeveria mund ta implementojë para se ta kryejë mandatin.

Mundësitë për pagesat e këtyre banesave pritet të jenë 120 muaj nga 120 euro dhe 150 muaj nga 150 euro.

Ndërtimi i banesave parashihet të kushtojë 200 milionë euro me përkrahjen nga Banka Botërore.