Presdientja Osmani pret në takim Kryetarin Viqa

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e hapjes së zyrës së Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë, Kryetari Viqa dhe ekipi i tij u prit në takim nga Presidentja Vjosa Osmani. Presidentja Osmani e uroi z.Viqa për hapjen e zyrës në Kosovë dhe e falënderoi atë për kontributin e Unionit, si në aspektin ekonomik, ashtu […]

Presdientja Osmani pret në takim Kryetarin Viqa
presdientja-osmani-pret-ne-takim-kryetarin-viqa

presdientja-osmani-pret-ne-takim-kryetarin-viqa

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e hapjes së zyrës së Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë, Kryetari Viqa dhe ekipi i tij u prit në takim nga Presidentja Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani e uroi z.Viqa për hapjen e zyrës në Kosovë dhe e falënderoi atë për kontributin e Unionit, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë humanitar.

Po ashtu, ajo e vlerësoi lart rolin e diasporës sonë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe rëndësinë e Unionit në aspektin e investimeve të jashtme dhe eksportit të produkteve nga Kosova në tregun evropian.

Nga ana e tij, Kryetari Viqa e njoftoi presidenten me qëllimet dhe aktivitetet e Unionit, duke theksuar se investimet në Kosovë, mbështetja për kompanitë lokale dhe ndihma për komunitetin do të vazhdojnë të mbeten ndër objektivat kryesore të Unionit.

Për realizimin e këtyre objektivave, ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjithë faktorët relevant në Kosovë.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit reciprok midis Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane dhe institucioneve të Kosovës, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit tonë dhe ndërtimit të një të ardhme më të mirë për të gjithë.