Presidentja Osmani s’e komenton anulimin e mbledhjes së qeverive: Është detyrim kombëtar të punojmë bashkë

Osmani s’e komenton anulimin e mbledhjes së qeverive: Është detyrim kombëtar të punojmë bashkë. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka refuzuar ta komentojë anulimin e mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Osmani tha se kjo është çështje mes dy qeverive, teksa shtoi se Kosova e Shqipëria duhet të ulën bashkë. […]

Presidentja Osmani s’e komenton anulimin e mbledhjes së qeverive: Është detyrim kombëtar të punojmë bashkë

Osmani s’e komenton anulimin e mbledhjes së qeverive: Është detyrim kombëtar të punojmë bashkë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka refuzuar ta komentojë anulimin e mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Osmani tha se kjo është çështje mes dy qeverive, teksa shtoi se Kosova e Shqipëria duhet të ulën bashkë.

“Jam e bindur se Kosova e Shqipëria do të ulën bashkë, duhet të ulën bashkë. Jo vetëm që e kemi detyrim si dy vende që janë fqinjë, por si dy motra. Është detyrim kombëtar të punojmë me njëra-tjetrën edhe kur nuk kemi sfida, por sidomos kur kemi sfida”, tha Osmani, njofton Klankosova.

Tutje, ajo foli edhe për arrestimin e kreut të Mbrojtjes Civile, Milun Milenkoviq, për të cilin tha se nuk duhet ta përziejmë një grup i cili udhëhiqet nga kriminelë e që janë edhe nën sanksione ndërkombëtare , me qytetarët të rëndomtë në veri.