“Princeshë, loqkë”, Gani Gërmia ngacmon Edona James

Visar Dërmaku, i njohur ndryshe si Gani Gërmia ka ngacmuar Edona James mesditën e sotme në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Disa prej banorëve të cilët po diskutonin në oborr i kërkuan Edonës të iu bashkohet në grup, por ajo refuzoi. Ishte Gania që filloi ta ngacmonte. “Princeshë, loqkë, zonjusha James“, […]

“Princeshë, loqkë”, Gani Gërmia ngacmon Edona James

Visar Dërmaku, i njohur ndryshe si Gani Gërmia ka ngacmuar Edona James mesditën e sotme në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Disa prej banorëve të cilët po diskutonin në oborr i kërkuan Edonës të iu bashkohet në grup, por ajo refuzoi.

Ishte Gania që filloi ta ngacmonte.

“Princeshë, loqkë, zonjusha James“, dëgjohet duke e ngacmuar aktori.

Ndryshe, Edona James shumë vjet më parë doli para medieve e u deklarua si transgjinore duke hequr dorë përfundimisht nga emri Kujtim Shehu.

Kurse, Visar Dërmaku është i njohur si gazetarë, humorist e aktor.

Brenda shtëpisë së BBV aktualisht janë gjithsej 20 banorë mjaftë interesantë. Qysh në fillim debatet nuk kanë munguar.