Pronari i Milanit: Ndryshimi nuk i bën keq klubit

Cardinale: Ndryshimi nuk i bën keq Milanit. Disa fragmente nga një intervistë e pronarit të Milanit, Gerry Cardinale janë shfaqur e ku ai shpjegon se pse janë bërë disa ndryshime në klub muajin e fundit Kuqezinjtë ishin në një pozitë të vështirë në fillim të verës, kur drejtori i pëlqyer i tifozëve Paolo Maldini ishte […]

Pronari i Milanit: Ndryshimi nuk i bën keq klubit

Cardinale: Ndryshimi nuk i bën keq Milanit.

Disa fragmente nga një intervistë e pronarit të Milanit, Gerry Cardinale janë shfaqur e ku ai shpjegon se pse janë bërë disa ndryshime në klub muajin e fundit

Kuqezinjtë ishin në një pozitë të vështirë në fillim të verës, kur drejtori i pëlqyer i tifozëve Paolo Maldini ishte përjashtuar nga puna në klub, duke sinjalizuar kështu një ndryshim në klub. Shumë shpejt, tifozi që në fëmijëri dhe më vonë futbollist i Milanit, Sandro Tonali ishte shitur për 70 milionë euro në Neëcastle, gjë që shqetësoi edhe më shumë tifozët.

Por, Milan punoi shumë dhe e forcoi skuadrën në merkato të verës duke transferuar 10 futbollistë, përfshirë këtu treshën e njohur: Christian Pulisic, Samuel Chukëueze dhe Yunus Musah.

Disa fragmente të kësaj interviste dhënë për revistën e përjavshme të Corriera dello Sera janë shfaqur në Calciomercato.com, ku Cardinale ka folur pse janë bërë ndryshimet te Milani.

“Për një vit e kam mbajtur organizimin e klubit nga ajo çka kam trashëguar… Klubi ka pasur një ndryshim në nivel menaxhimi. Ndryshimi nuk është një fjalë e keqe. Dëshiroja një Milan më fizik, më të fortë, më të shpejt, më intensiv dhe më europian dhe e kam parë atë në këto ndeshjet e para”.

Milan e ka startuar shumë mirë sezonin duke fituar kundër Bolognas, Torinos dhe Romës dhe mund të bëjë edhe një hap të madh nëse fiton Derbin della Madonnina kundër Interit të shtunën.