Propagandën e Serbisë, MKRS: Tenton deformimin e historisë përmes filmit

Ministria e Kulturës, ka reaguar pas raportimeve në mediat serbe se kanë filluar xhirimet e filmit “Harvest”, që lidhet me “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri, ku serbët pretendojnë të jetë kryer trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ministria e Kulturës, ka theksuar se politika serbe po ndërton narracion të urrejtjes ndëretnike dhe po vazhdon […]

Propagandën e Serbisë, MKRS: Tenton deformimin e historisë përmes filmit
propaganden-e-serbise,-mkrs:-tenton-deformimin-e-historise-permes-filmit

propaganden-e-serbise,-mkrs:-tenton-deformimin-e-historise-permes-filmit

Ministria e Kulturës, ka reaguar pas raportimeve në mediat serbe se kanë filluar xhirimet e filmit “Harvest”, që lidhet me “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri, ku serbët pretendojnë të jetë kryer trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ministria e Kulturës, ka theksuar se politika serbe po ndërton narracion të urrejtjes ndëretnike dhe po vazhdon me nxitje të konfliktit përmes filmit e instrumenteve tjera të kulturës, të cilat në kushte normale do të duhet të ishin në funksion të demokracisë e bashkëjetesës.

“Bazuar në raportimet e mediave serbe, kanë filluar xhirimet e filmit “Harvest” i mbështetur financiarisht nga shteti serb e i cili lidhet me “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri ku serbët pretendojnë që është kryer trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pretendime fiktive dhe shpifje që nuk u vërtetuan asnjëherë nga autoritetet ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e MKRS-së.

Sipas MKRS-së, ky nuk është filmi i parë me propagandë të Serbisë. Ngjashëm ishte realizuar edhe filmi dokumentar me metrazh të gjatë “Shtëpia e Verdhë” i autores Slagjana Zariq.

“Tentativat e tyre të vazhdueshme për të deformuar realitetin, si në rastin e filmit “Harvest”, duhet të alarmojnë autoritetet relevante dhe bashkësinë ndërkombëtare. E trishtë dhe e papranueshme të shohim se një mjet kulturor si filmi po keqpërdoret për të shpërndarë propagandë. Por, përtej tentativave për të rishkruar historinë përmes kinematografisë, e vërteta triumfon gjithmonë në sfidë me propagandën”, thuhet në reagim.