Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë para Qeverisë, kërkojnë vazhdimin e kontratës për punë

Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të martën para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie për ndërprerjen e kontratës që dy vite, raporton Ekonomia Online. Protestën, punëtorët kanë thënë se do ta vazhdojnë edhe ditët në vijim dhe se pa plotësimin e kushteve nuk e kanë ndërmend ta Zaim Maxhuni, anëtar i Bordit në […]

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë para Qeverisë, kërkojnë vazhdimin e kontratës për punë
punetoret-e-“kosova-thengjillit”-protestojne-para-qeverise,-kerkojne-vazhdimin-e-kontrates-per-pune

punetoret-e-“kosova-thengjillit”-protestojne-para-qeverise,-kerkojne-vazhdimin-e-kontrates-per-pune

Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të martën para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie për ndërprerjen e kontratës që dy vite, raporton Ekonomia Online.

Protestën, punëtorët kanë thënë se do ta vazhdojnë edhe ditët në vijim dhe se pa plotësimin e kushteve nuk e kanë ndërmend ta

Zaim Maxhuni, anëtar i Bordit në “Kosova Thëngjill”, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se arsyeja e kësaj proteste është vazhdimi i kontratës për punë.

Ai ka thënë se kontrata e KEK-ut u është ndërpre që dy vite, ndonëse për vazhdimin e saj kishin marrë premtim nga Ministria e Ekonomisë.

“Së pari jemi punëtor të ‘Kosova Thëngjillit’ në Obiliq jemi të ndara nga KEK-u, nga viti 2003 jem ish-punëtor të KEK-ut. Arsyeja dihen përse janë nda kanë qenë sigurisht arsyeja personale mirëpo nga viti 2003 kemi punuar me kontrata, kanë qenë me KEK-un. KEK-u na ka shit thëngjillin neve, ne e kem  plasu ne treg te konsumatorët, te tregu privat dhe bizneset që më së shumti ka ble ishte ‘Ferronikeli’. Ne jem dikund 160 punëtorë të ‘Kosova Thëngilli’ ku në vitin 2021-2022, ‘Kosova Thëngilli’ ka arrit të bëjë qarkullim rreth 1 milion euro edhe ka qenë kompani profitabile. Kemi operuar me sukses por nuk e di pse nuk na u vazhdohet kontrata. Kemi bërë edhe borxhet e vjetra e te reja ndaj KEK-ut, nuk kemi pas probleme, punëtoret kanë punuar në rregull”, ka thënë ai.

“Qysh nga 1 korriku 2022 na është ndërpre kontrata para kohës gjashte muaj para afatit para se me u skadu qysh prej asaj dite dikund rreth protesta 10-11 i kemi bërë të gjitha kanë qenë boshe edhe pse na kanë premtuar që do të bëjmë një zgjedhje do të bëjmë diçka me KEK-un, Ministria e Ekonomisë prapë se prapë sot e atë dite jemi pa punë. Na mundeni me vazhdu me protesta i mjet demokratik tjetër sen nuk dina çka me vazhdu na nuk kërkojmë lëmosh na kërkojmë vetëm punë nuk jem barrë për KEK-un veç ka fitime profit për neve nuk ka diqka që mundet me dëmtua dikun 1 milionë euro 70 përqindëshin e atij qarkullimit i merr KEK-u, ne dikun 30 për qind”, u shpreh ai.