Punëtorët e Telekomit nuk i kanë marr ende pagat, më 2 prill protestojnë
Punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat, për shkak të bllokimit të llogarive financiare. Ata në shenjë pakënaqësie do të dalin më 2 prill të protestojnë para objekteve të telekomit në Kosovë. Gjatë kësaj proteste do të flasë para mediave kryetari i sindikatës, Lamih Balaj. “FSP-PTK ju fton me datën 02.04.2024 […]
Punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat, për shkak të bllokimit të llogarive financiare.
Ata në shenjë pakënaqësie do të dalin më 2 prill të protestojnë para objekteve të telekomit në Kosovë.
Gjatë kësaj proteste do të flasë para mediave kryetari i sindikatës, Lamih Balaj.
“FSP-PTK ju fton me datën 02.04.2024 nga 0ra 11:00 deri 12:00 do te mbaj protesta para objekteve qendrore te Telekomit te Kosovës ne gjitha territorin e Kosovës.
Protesta mbahet për arsye te bllokimit te llogarive financiarë te Telekomit te Kosovës dhe mos marrja e pagave te punëtoreve.
Gjithashtu po atë dite ne objektin Kryesor te Telekomit ne dardani Prishtinë ne ora 11:30 do te mbaj konferencë për media edhe Kryetari i FSP-PTK, së Lamih Balaj ku do ti bej te qarta qëndrimet dhe veprimet e mëtutjeshme të FSP-PTK, së pas situatës se krijuar nga data 29.02.2024″, thuhet në njoftimin e sindikatës.