Sociologu kosovar: Kosova po krijon pasiguri nga rastet e shpeshta të kriminalitetit, të veprojnë organet

Për dy vrasjet që ndodhën të mërkurën në Prishtinë, ka folur edhe sociologu Bekim Selishta. Ai thotë se organet e drejtësisë duhet të shtojnë punën për izolimin e këtyre rasteve. Sipas tij, Kosova po krijon pa siguri nga rastet e shpeshta të kriminalitetit. “Organet e drejtësisë të bëjnë më shumë për izolimin e këtyre rasteve, […]

Sociologu kosovar: Kosova po krijon pasiguri nga rastet e shpeshta të kriminalitetit, të veprojnë organet
sociologu-kosovar:-kosova-po-krijon-pasiguri-nga-rastet-e-shpeshta-te-kriminalitetit,-te-veprojne-organet

sociologu-kosovar:-kosova-po-krijon-pasiguri-nga-rastet-e-shpeshta-te-kriminalitetit,-te-veprojne-organet


Për dy vrasjet që ndodhën të mërkurën në Prishtinë, ka folur edhe sociologu Bekim Selishta.

Ai thotë se organet e drejtësisë duhet të shtojnë punën për izolimin e këtyre rasteve.

Sipas tij, Kosova po krijon pa siguri nga rastet e shpeshta të kriminalitetit.

“Organet e drejtësisë të bëjnë më shumë për izolimin e këtyre rasteve, me këto vrasje të pahijshme i nxisin edhe largimin e popullatës nga vendi. Impakti i vrasjeve për familjarët është shumë i keq edhe për qytetarët mesazhi është jo i mirë. Ky vend po siguron pa siguri”, tha Selishta për Front Online.

Policia e Kosovës ka dalur me raport lidhur me rastin e vrasjes së gruas të mërkurën në Prishtinë.

“Rr. Dalip Alshiq, Prishtinë 29.11.2023 – 20:26. Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

I dyshuari për vrasjen e vjehrrit mbrëmë në Prishtinë, gjendet ende në arrati.

Kështu ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24-orësh.

“Rr. Ali Vitia, Prishtinë 29.11.2023 – 21:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.