Putin: Nuk planifikojmë të sulmojmë asnjë anëtar të NATO-s, por do t’i rrëzojmë avionët F-16 në Ukrainë

Rusia nuk ka plane të sulmojë asnjë anëtar të NATO-s, madje as Poloninë, Republikën Çeke dhe vendet baltike, por do të rrëzojë aeroplanët F-16 mbi Ukrainë nëse i jepen nga Perëndimi, tha Vladimir Putin, transmeton Portalb.mk. Duke folur në një takim me pilotët ushtarakë rusë, Putin theksoi se megjithëse aleanca perëndimore është zgjeruar drejt lindjes […]

Putin: Nuk planifikojmë të sulmojmë asnjë anëtar të NATO-s, por do t’i rrëzojmë avionët F-16 në Ukrainë
Presidenti i Rusisë - Vlladimir Putin. Foto: Ueb faqja zyrtare e Kremlinit

Rusia nuk ka plane të sulmojë asnjë anëtar të NATO-s, madje as Poloninë, Republikën Çeke dhe vendet baltike, por do të rrëzojë aeroplanët F-16 mbi Ukrainë nëse i jepen nga Perëndimi, tha Vladimir Putin, transmeton Portalb.mk.

Duke folur në një takim me pilotët ushtarakë rusë, Putin theksoi se megjithëse aleanca perëndimore është zgjeruar drejt lindjes drejt Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Moska nuk ka plane të sulmojë një anëtar të NATO-s.

“Ne nuk kemi synime agresive ndaj këtyre vendeve. Polonia, Republika Çeke dhe vendet baltike janë të frikësuar, por ideja se ne do të sulmojmë ndonjë prej tyre është absurditet i plotë”, tha Putin.

Me Uashingtonin që furnizon Ukrainën me armë, para dhe inteligjencë, Putin tha se marrëdhëniet SHBA-Rusi nuk kanë qenë kurrë më keq. Ai shtoi se as avionët perëndimor F-16 nuk do ta ndryshojnë situatën në fushën e betejës.

“Nëse i japin avionë Ukrainës, për të cilën tashmë po trajnojnë pilotët, kjo nuk do të ndryshojë asgjë dhe ata do të bëhen një objektiv legjitim”, tha Putin, duke shtuar se F-16 mund të mbajnë edhe armë bërthamore.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha dje se avionët F-16 do të mbërrijnë në Ukrainë në muajt e ardhshëm. Belgjika, Holanda, Danimarka dhe Norvegjia janë ndër vendet që i kanë premtuar avionë Ukrainës.