Qelaj: Hallkat elektronike do t’i ulnin rastet e dhunës në familje

Rreth 1.600 ankesa ka pranuar institucioni i Avokatit të Popullit gjatë viti 2023. Ankesat kanë qenë të orientuara kryesisht ndaj gjykatave, ministrive dhe komunave. Ndërsa, në raport me të drejtat e pohuara që janë shkelur nga qytetarët, nga ankuesit, vazhdon të prijë e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Kryesisht në raport me […]

Qelaj: Hallkat elektronike do t’i ulnin rastet e dhunës në familje
qelaj:-hallkat-elektronike-do-t’i-ulnin-rastet-e-dhunes-ne-familje

qelaj:-hallkat-elektronike-do-t’i-ulnin-rastet-e-dhunes-ne-familje

Rreth 1.600 ankesa ka pranuar institucioni i Avokatit të Popullit gjatë viti 2023. Ankesat kanë qenë të orientuara kryesisht ndaj gjykatave, ministrive dhe komunave.

Ndërsa, në raport me të drejtat e pohuara që janë shkelur nga qytetarët, nga ankuesit, vazhdon të prijë e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Kryesisht në raport me zvarritjet e procedurave gjyqësore, pastaj e drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit që lidhen me procedurat e rekrutimit, procedurat e avancimit. Dhe, e treta vazhdojnë të jenë problemet ose cenimi i të drejtave në raport me mbrojtjen e të drejtave shëndetësore dhe sociale që padyshim këtë vit kanë qenë edhe më të shprehura.

Këto të fundit kryesisht kanë ardhur edhe si rezultat i vetë gjendjes sociale dhe ekonomike si pasojë e inflacionit, krizës globale, ndikimit të pandemisë, luftërave dhe konflikteve që ndodhen, krizën energjetike dhe si pasojë ka pasur edhe një numër më të madh të ankesave në këtë bazë.

Radio Evropa e Lirë: Për këto ankesa, të cilat ju i keni pranuar, çfarë keni ndërmarrë ju si institucion për t’i ndryshuar?

Naim Qelaj: Ne kemi një standard të hetimit të rasteve, pra nuk dalim me konstatime dhe qëndrime apo rekomandime para se të kryhet një hetim i plotë i rasteve. Kjo reflekton në nxjerrjen e raporteve, të cilat i kemi nxjerrë këtë vit. Raportet për rastet e hetuara nga qytetarët këtë vit kanë qenë gjashtëmbëdhjetë. Dhjetë raporte janë sipas detyrës zyrtare dhe raportet e tjera që ne i kemi nxjerrë.

Nga këto raporte kanë dalë gjithsej dyqind e tridhjetë[230] rekomandime për autoritetet. Dhe, për ta kuptuar më qartë, një rekomandim i Avokatit të Popullit do të thotë një standard i mirëqenies së qytetarëve dhe respektim i të drejtave tyre, e që niveli i zbatimit dhe i realizimit të këtyre rekomandimeve nga ana e autoriteteve, këtë vit ka pasur një rënie e krahasuar me vitin paraprak. Kjo tregon një përkeqësim të gjendjes në raport me respektimin e të drejtave të njeriut. Vitin e kaluar përqindja e zbatimit të rekomandimeve në fund të vitit ka qenë 20 për qind, këtë vit jemi rreth 17 për qind.

Pra, vërehet një rënie e cila nuk reflekton mirë për punën që kanë bërë autoritetet publike në Republikën e Kosovës. Kryesisht, përgjigje për zbatim të rekomandimeve marrim nga autoritetet, disa janë në nivel shumë të kënaqshëm të komunikimit, siç është Policia, gjykatat, Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë, po ka edhe ministri e dikastere të Qeverisë, të cilat janë shumë neglizhente për kthimin e përgjigjeve dhe adresimin e rekomandimeve ose zbatimin e rekomandimeve që i japim. Këtu vlen të thuhet se disa komuna, nuk janë sa duhet bashkëpunuese dhe nuk është që kthejnë përgjigje dhe zbatojnë rekomandimet tona.

Edhe gjatë këtij viti ka pasur raste të ndryshme të dhunës në familje, e vrasje të grave që janë raportuar nga policia. Çka mund të bëjë institucioni juaj në uljen e këtyre rasteve?

 Naim Qelaj: Ne kemi dalë me rekomandime të qarta për autoritetet dhe masat që duhet ndërmarrë. Po, deri më tani ka përpjekje për zbatim të atyre rekomandimeve, por që nuk janë zbatuar në tërësi. Po i përmendi vetëm dy: zbatimi i ligjit për hallkat elektronike edhe zbatimi i plotë dhe koordinimi në zbatim të procedurave standarde të veprimit për rastet e dhunës në familje. Të dy këto rekomandime, sikur të ishin zbatuar, me siguri situata do të ishte më mirë në këtë drejtim.

Cili komunitet në Kosovë është më i diskriminuar aktualisht?

Naim Qelaj: Nuk besoj, se mund ta bëj një ndarje të tillë, sepse ne i trajtojmë rastet mbi bazën e ankesave. Mbi bazën e ankesave mund të themi që numri i qytetarëve të komunitetit serb që janë ankuar këtë vit është 148, në raport me 22 që janë boshnjakë, 20 ashkalinj, 18 romë, 7 turq, 8 të tjerë. Kështu që mbi bazën e numrit të ankesave dhe pohimeve për cenim të të drejtave të njeriut del se ka pasur më shumë nga komuniteti i serb

Si mund t’i ndihmojë institucioni juaj njerëzit, të cilët besojnë se u janë shkelur të drejtat?

Naim Qelaj: Unë fuqishëm vazhdoj ta theksoj faktin që institucioni i Avokatit të Popullit nuk i zëvendëson autoritetet publike që kanë përgjegjësi edhe kompetencë e detyrim që t’i zgjidhin kërkesat, ankesat e problemet e qytetarëve.

Megjithatë, në çdo rast ku këto autoritete dështojnë, dera e vetme dhe si të themi dera e cila vazhdimisht ka dalë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve, është institucioni i Avokatit të Popullit. Duke i vendosur standarde konstatimit të shkeljes së të drejtave të njeriut, duke vendosur autoritetin përgjegjës për shkeljen e konstatuar, qytetarët e kanë shumë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat e tyre në çdo sferë, ku ata mendojnë dhe, si themi, argumentojnë se iu ka cenuar një e drejtë.