QKMF: Nga 2 tetori ka nisur dhënia e tri vaksinave të reja

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka rikujtuar se nga data 2 tetor ka nisur edhe dhënia e tri vaksinave të reja. Në njoftimin e bërë tregohet për rëndësinë e tri vaksinave të reja, vaksinën kundër Pneumokokut, kundër Rotavirusit, dhe kundër Human Papilloma Viursit. 1. Vaksinën kundër Pneumokokut e cila të mbron nga Streptococcus Pneumoniae që […]

QKMF: Nga 2 tetori ka nisur dhënia e tri vaksinave të reja
qkmf:-nga-2-tetori-ka-nisur-dhenia-e-tri-vaksinave-te-reja

qkmf:-nga-2-tetori-ka-nisur-dhenia-e-tri-vaksinave-te-reja

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka rikujtuar se nga data 2 tetor ka nisur edhe dhënia e tri vaksinave të reja.

Në njoftimin e bërë tregohet për rëndësinë e tri vaksinave të reja, vaksinën kundër Pneumokokut, kundër Rotavirusit, dhe kundër Human Papilloma Viursit.

1. Vaksinën kundër Pneumokokut e cila të mbron nga Streptococcus Pneumoniae që është shkaktari kryesor i Pneumonive te fëmijët nën 5 vjeç, si dhe shkaktar i Meningjitit, Bakteriemis, Otitit, Bronchitit.

2. Vaksina kundër Rotavirusit e cila të mbron nga Rotavirusi që është nje nga shkaktarët kryesor të barkqitjeve (diareve) te fëmijët nën 2 vjeç.

3. Vaksina kundër Human Papilloma Virusit (HPV), e cila të mbron nga infeksionet dhe sëmundjet e shkaktuara nga HPV siq është Kanceri i Qafës së Mitrës.

QKMF thekson tutje se aktualisht Kalendari i Ri i Imunizimit përfshinë vaksinimin kundër 13 sëmundjeve infektive të parandalushëm me vaksina./Front Online