Quni: Mesazhet e Stoltenbergut të qarta se ata janë garantues të paqes në Kosovë dhe rajon

Deputeti i LDK-së, Anton Quni në një intervistë për Front Online ka thënë se çështja e sigurisë si në Kosovë e po ashtu edhe në rajon ndryshon nga dita në ditë. Dhe krejt, kjo sipas Qunit po ndodhë në vazhdën e bisedimeve në mes të autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga autoritetet e […]

Quni: Mesazhet e Stoltenbergut të qarta se ata janë garantues të paqes në Kosovë dhe rajon
quni:-mesazhet-e-stoltenbergut-te-qarta-se-ata-jane-garantues-te-paqes-ne-kosove-dhe-rajon

quni:-mesazhet-e-stoltenbergut-te-qarta-se-ata-jane-garantues-te-paqes-ne-kosove-dhe-rajon


Deputeti i LDK-së, Anton Quni në një intervistë për Front Online ka thënë se çështja e sigurisë si në Kosovë e po ashtu edhe në rajon ndryshon nga dita në ditë.

Dhe krejt, kjo sipas Qunit po ndodhë në vazhdën e bisedimeve në mes të autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga autoritetet e BE-së për një epilog final në marrëdhëniet mes të dyja vendeve.

Deputeti thotë se mesazhet e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës në Kosovë janë të qarta se ata janë garantues të paqes në Kosovë dhe rajon.

“Tani në situatë të tillë është shumë e kuptueshme që autoritetet më të larta të NATO-s të japin mesazhe të qarta pasi që është në mandatin e tyre me prezencën e forcave të KFOR-it brenda territorit të Kosovës të menaxhojnë me situata të cilat mund të eskalojnë, mund të shndërrohen në konflikte dhe në përmasa më të mëdha. Do të thotë mesazh i fuqishëm për Qeverinë e Kosovës, për qytetarin e Kosovës por edhe për ata që e provokojnë situatën në këtë rast regjimi i Beogradit se ata do të jenë garantues të paqes në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë ai për Front Online.