Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të parashtrojnë pyetje të rënda deri te kandidatët, këshilloi ambasadorja amerikane
Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, sot ka rekomanduar qytetarët të kërkojnë përgjegjësi nga kandidatët në garën zgjedhore dhe pastaj të votojnë, transmeton Portalb.mk. “Qytetarët dhe votuesit në këtë vend duhet të parashtrojnë pyetje të rënda deri te kandidatët, dhe pastaj ata votues duhet të votojnë”, deklaroi ambasadorja Aggeler. Ajo këshilloi votuesit e […]
Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, sot ka rekomanduar qytetarët të kërkojnë përgjegjësi nga kandidatët në garën zgjedhore dhe pastaj të votojnë, transmeton Portalb.mk.
“Qytetarët dhe votuesit në këtë vend duhet të parashtrojnë pyetje të rënda deri te kandidatët, dhe pastaj ata votues duhet të votojnë”, deklaroi ambasadorja Aggeler.
Ajo këshilloi votuesit e Maqedonisë së Veriut që të dalin për të votuar për kandidatin që i pasqyron ëndrrat e tyre për të ardhmen, pasi mosdalja në zgjedhje asgjë nuk sjellë.
Ndryshe, kandidatët për kreun e shtetit dje kishin ditën e fundit për të promovuar fushatën e tyre për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Sot është heshtje zgjedhore, e cila do të zgjasë deri nesër, më 24 prill deri në orën 19:00, pra deri në mbylljen e qendrave të votimit.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 8 maj, atëherë kur do të mbahen edhe zgjedhjet e rregullta parlamentare.
- LEXO: RMV, heshtje për presidencialet, fushatë për parlamentaret, sot votojnë te burgosurit, të pafuqishmit dhe diaspora
- LEXO: Heshtje zgjedhore për presidencialet në RMV
- LEXO: RMV, këto janë qëndrimet e kandidatëve presidencial ndaj gjyqësorit dhe reformave në drejtësi
- LEXO: Afër një mijë vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes do ndjekin zgjedhjet presidenciale në RMV
- LEXO: Presidenciale 2024: Çfarë ofrojnë kandidatët për të rinjtë e RMV-së?