Rama flet për planin e mbështetjes për vendet e BP, “qejfmbetur” me Kurtin: Ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku foli për takimin informal me liderët e Rajonit dhe Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, në kuadër të Planit të Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kreu i qeverisë u shpreh se është duke […] The post Rama flet për planin e mbështetjes për vendet e BP, “qejfmbetur” me Kurtin: Ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi appeared first on Newsbomb Albania.

Rama flet për planin e mbështetjes për vendet e BP, “qejfmbetur” me Kurtin: Ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku foli për takimin informal me liderët e Rajonit dhe Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, në kuadër të Planit të Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kreu i qeverisë u shpreh se është duke u përgatitur është një plan i ri i financimeve nga BE për vendet të Ballkanit Perëndimor, që sipas tij kanë një hendek të madh në krahasim me vendet anëtare të BE. Rama tha se një paketë me fonde është duke u projektuar për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rama: Ju e dini që Shqipëria do të mikëpresë procesin e parë të Samitit të Berlinit jashtë BE në tetor dhe për këtë ne jemi angazhuar shumë seriozisht me kancelarinë në Gjermane dhe me aktorë të tjerë, që ky samit të ketë një produkt domethënës për Ballkanin Perëndimor dhe të shërbejë për të hedhur në hap të rëndësishëm më tutje në raport me ato që Procesi i Berlinit ka në bazën e vet që janë lehtësimet e vazhdueshme  në ndërveprimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por nga ana tjetë edhe për të hedhur një hap të rëndësishëm në raportet tona me BE. Dhe për këtë t dytën në sot ishim në Tiranë me komisionerin Varhelyi, i cili mbulon Rajonin dhe ka për detyrë trajtimin e çështjeve që kanë të bëjmë ne zgjerimin dhe me fqinjësinë dhe për këtë diskutuam.

Prej disa kohësh ne jemi në përpjekje si Shqipëri për të nxitur një mënyrë të re të të parit të gjërave në raport me Ballkanin Perëndimor në aspektin e hendekut që ekziston përmes vendeve anëtare dhe vendeve tona sidomos pas goditjeve të njëpasnjëshme si pandemia, kriza energjitike, apo lufta në Ukrainë që kanë bërë që BE të shpërndajë fonde të konsiderueshme për vendet anëtare dhe kjo ka zgjeruar akoma më shumë hendekun mes nesh dhe vendeve anëtare,  në aspektin e kapaciteteve plus mundësive të brendshme të çdo vendi.

Dukë marrë parasysh dhe kontekstin e përgjithshëm dhe sfidat që sot janë të përbashkëta, ne jemi përpjekur edhe duke u koordinuar të  krijojmë një tjetër qasje, që do të thotë paralelisht me negociatat të kemi një  mbështetje ekstra-financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo është diçka që ka filluar të formësohet dhe një plan i ri mbështetje ekonomike për Ballkanin Perëndimor është duke u përgatitur. Dhe për këtë diskutuan me komisionerin Varhelyi mbulon rajonin dhe ka për detyrë të trajtojë të gjitha cështjet që  kanë të bëjnë me rajonin. Prej ca kohësh ne jemi në një përpjekje për të nxitur një mënyrë të re të të parit të gjërave në hendekun që ekziston mes vendeve anëtare dhe vendeve ton pas goditjeve të pandemisë, krizës energjitike e Ukrainës që kanë bërë që BE-ja ka shpërndarë fonde të konsiderueshme për vendet anëtare, gjë që e ka zgjeruar hendekun mes nesh dhe vendeve anëtare.

Duke marrë parasysh këtë pasojë dhe të gjitha sfidat që sot janë të përbashkëta po aq sa janë të përveçme ne jemi përpjekur të krijojmë një tjetër qasje, që paralelisht me procesin e negociatave të kemi një mbështetje ekstra për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo ka filluar të formësohet dhe një plan i ri për një mbështetje është duke u përgatitur, Ballkani perëndimor mund t’i hapen disa shtigje të integrimit në Tregun e Bashkuar Evropian pa pritur që at të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Pak a shumë kjo është panorama e përmbledhur e ditës së sotme.

I pyetur për mungesën e  kryeministrit Albin Kurti në këtë takim, Rama  foli shkurt duke thënë:  “Kush deshi errdhi dhe kush nuk deshi nuk erdhi.”

Pyetje: U mërzitët që vëllai juaj, Kurti mungoi në takim?

Rama: Nuk shoh asnjë interes sepse ishin të gjithë të ftuar. Kush deshi erdhi dhe kush nuk deshi nuk erdhi.

The post Rama flet për planin e mbështetjes për vendet e BP, “qejfmbetur” me Kurtin: Ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi appeared first on Newsbomb Albania.