SPAK kërkon ta arrestojë, mbahet sot seanca e posaçme për Ahmetajn

Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në një seancë të posaçme, lidhur me çështjen e Arben Ahmetajt. Dje në seancën parlamentare opozita shkaktoi zhurmë dhe nuk pranoi që të vazhdohej me rendin e ditës nëse nuk do të diskutohej kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetaj, seancë e cila ishte parashikuar të mbahej të […] The post SPAK kërkon ta arrestojë, mbahet sot seanca e posaçme për Ahmetajn appeared first on Newsbomb Albania.

SPAK kërkon ta arrestojë, mbahet sot seanca e posaçme për Ahmetajn

Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në një seancë të posaçme, lidhur me çështjen e Arben Ahmetajt.

Dje në seancën parlamentare opozita shkaktoi zhurmë dhe nuk pranoi që të vazhdohej me rendin e ditës nëse nuk do të diskutohej kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetaj, seancë e cila ishte parashikuar të mbahej të hënën.

Në këto kushte, u vendos që seanca e posaçme të mbahet sot, në orën 10.00, ku do vendoset nëse do i hapet rruga arrestimit të Ahmetajt.

Kështu sot nëse vendoset heqja e mandatit të deputetit, Ahmetaj humb imunitetin dhe i hapet rruga arrestimit dhe kontrollit të banesës së tij. Në Këshillin e Mandateve PS dhe PD ranë dakord lidhur me arrestimin e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij, duke qenë kështu pro heqjes së imunitetit të deputetit.

Kujtojmë që Ahmetaj është larguar nga Shqipëria pak ora para se kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt të shkonte në Kuvend.

Mirëpo Ahmetaj ka reaguar nga arratia mbrëmjen e djeshme. Ai i ka dërguar një mesazh moderatorit Blendi Fevziu.

“Do dal kur e vërteta të marrë rrugë”, thuhet ndër të tjera në këtë mesazh që ish-ministri dërgoi live në emisionin “Opinion”. Nga kjo, ai lë të kuptohet se nuk do të kthehet në Shqipëri për t’u përballur në gjykatë me akuzat.

Dokumenti nga © Kuvendi i Shqiperise *kontent publik

 

The post SPAK kërkon ta arrestojë, mbahet sot seanca e posaçme për Ahmetajn appeared first on Newsbomb Albania.