Procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet në mënyrë të qetë, vlerësoi Policia

Policia e Maqedonisë së Veriut ka vlerësuar se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë në raundin e dytë presidencial dhe në parlamentaret, transmeton Portalb.mk. “Deri më tani, Ministria për Punë të Brendshme nuk ka regjistruar parregullsi serioze në rendin dhe qetësinë publike gjatë procesit zgjedhor, proces i cili në mënyrë për përgjithshme po […]

Procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet në mënyrë të qetë, vlerësoi Policia
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Teuta Buçi, Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka vlerësuar se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë në raundin e dytë presidencial dhe në parlamentaret, transmeton Portalb.mk.

“Deri më tani, Ministria për Punë të Brendshme nuk ka regjistruar parregullsi serioze në rendin dhe qetësinë publike gjatë procesit zgjedhor, proces i cili në mënyrë për përgjithshme po zhvillohet qetë, pa probleme”, vlerësoi zëdhënësi i MPB-së, Tone Angelovski.

Angelovski theksoi që në Polici deri në ora 11:00 janë regjistruar dy raste. Në Shuto Orizare është vendosur një kënd i partisë politike në afërsi të vendvotimit, ndërsa në Çair janë vendosur fletushka në afërsi të vendvotimeve.

Policia raportoi edhe për agjitim në Tetovë, Shkup, Kumanovë, Strumicë dhe Bogovinë.

“Derisa të ketë çfarëdo parregullsie në procesin zgjedhor, qytetarët menjëherë të informojnë policinë në numrin 192 dhe 112, ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor”, sqaroi Policia.