Rama: Qëndrimi për Kosovën nuk u prit mirë nga Brukseli

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur sërish për qëndrimin e Shqipërisë kundër deklaratës së BE-së për Kosovës. Kreu i qeverisë sqaroi se Shqipëria nuk ka asnjë rezervë për deklaratën në vetvete, por duhen pasqyruar edhe “zhvillimet e patolerueshme” në veri të Kosovës ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku, ndërsa Serbia mbajti zi kombëtare për anëtarët […]

Rama: Qëndrimi për Kosovën nuk u prit mirë nga Brukseli
rama:-qendrimi-per-kosoven-nuk-u-prit-mire-nga-brukseli

rama:-qendrimi-per-kosoven-nuk-u-prit-mire-nga-brukseli

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur sërish për qëndrimin e Shqipërisë kundër deklaratës së BE-së për Kosovës. Kreu i qeverisë sqaroi se Shqipëria nuk ka asnjë rezervë për deklaratën në vetvete, por duhen pasqyruar edhe “zhvillimet e patolerueshme” në veri të Kosovës ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku, ndërsa Serbia mbajti zi kombëtare për anëtarët e vrarë të grupit kriminal.

Ai në një konferencë për media tha se përgjigja e Shqipërisë nuk është pritur mirë nga Brukseli, por theksoi se Shqipërianuk ndryshon mendim.

“Miqtë në Bruksel na kanë shpjeguar se nuk ishte e mundur diçka e tillë pasi deklarata ishte në fakt konfirmimi nga blloku i vendeve anëtare të BE-së i qëndrimit publik të datës 20 Shtator nga shefi i diplomacisë së BE-së, Borrell, pas takimit të dështuar të Kosovës e të Serbisë në Bruksel. Ne jemi përgjigjur që nuk kemi asnjë rezervë për deklaratën në vetvete lidhur me kritikat ndaj Kosovës të cilat sipas nesh qëndrojnë plotësisht dhe Kosova duhet t’i reflektojë në pozicionin e saj në dialogun e normalizimit, por kemi theksuar domosdoshmërinë që publikimi i kësaj deklarate duhej të bëhej njëkohësisht apo të paktën të pasohej pa humbur kohë nga një deklaratë e dytë mbi zhvillimet e patolerueshme që sapo përmenda”.

“Na u tha se kjo nuk është e mundur momentalisht dhe se deklarata kritike ndaj Kosovës e kishte marrë tanimë mbështetjen e vendeve anëtare sipas procedurës së tyre dhe Shqipërisë i kërkohej linjëzimi me të si gjithmonë. Përgjigja jonë ishte negative dhe ky qëndrim nuk është pritur mirë nga Brukseli. Ne jemi të keqardhur për këtë, por ndryshimi ynë nuk ndryshon. Kjo nuk ka të bëjë aspak me përmbajtjen e deklaratës  së publikuar dje të cilën e përsëris jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim dhe besoj jo vetëm ne për veprimet dhe mosveprimet e Serbisë. Por ky qëndrim ka të bëjë me zhbalancimit total që deklarata e djeshme krijon në këto momente kaq dramatike kur situata mund të përkeqësohet nga ora orë, nga dita në ditë apo nga java në javë”, u shpreh Rama, njofton TvKlan.