Ramadan Qehaja: Do të tentojnë prapë për sulm, serbët luftojnë për territor jo për popull

“Nuk përjashtohet mundësia se do të ketë tentime për sulme të tjera në vend nga serbët”. Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja thotë që serbët luftojnë për territor e jo për popull. “Pavarësisht gjykimeve tona, të ndërkombëtarëve, unë mendoj që serbët nuk do të ndalen me këtë. Ata e kanë qëllimin e zgjerimit, […]

Ramadan Qehaja: Do të tentojnë prapë për sulm, serbët luftojnë për territor jo për popull
ramadan-qehaja:-do-te-tentojne-prape-per-sulm,-serbet-luftojne-per-territor-jo-per-popull

ramadan-qehaja:-do-te-tentojne-prape-per-sulm,-serbet-luftojne-per-territor-jo-per-popull


“Nuk përjashtohet mundësia se do të ketë tentime për sulme të tjera në vend nga serbët”.

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja thotë që serbët luftojnë për territor e jo për popull.

“Pavarësisht gjykimeve tona, të ndërkombëtarëve, unë mendoj që serbët nuk do të ndalen me këtë. Ata e kanë qëllimin e zgjerimit, e marrjes së territoreve, këta e kanë këtë në gjak. Historikisht serbët vetëm kanë luftuar për territore, jo për popull”, u shpreh ai për Front Online.

Si njohës i çështjeve, Qehaja kërkon nga institucionet e sigurisë të jenë vigjilentë.

“Mendoj që nuk mund të jemi të qetë, duhet të jemi shumë syqel, dhe të gjitha variantet e mundshme të diskutohen në rrethet e ngushta nga institucionet e sigurisë, në mënyrë që me qenë vigjilent dhe të mos lejojmë befasi sic ndodhi kjo”, u shpreh ai.