Raportohet se Sabit Geci e ka ndërruar fenë, ky i fundit e mohon

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci është pagëzuar në Famullinë e Shën Mëhillit në Doblibarë. Përveç fesë, Sabiti e ka ndërruar emrin dhe se tani e tutje do të quhet Kastriot. “Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen”, thuhet në njoftimin e Famullisë. Por një gjë të […]

Raportohet se Sabit Geci e ka ndërruar fenë, ky i fundit e mohon
raportohet-se-sabit-geci-e-ka-nderruar-fene,-ky-i-fundit-e-mohon

raportohet-se-sabit-geci-e-ka-nderruar-fene,-ky-i-fundit-e-mohon


Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci është pagëzuar në Famullinë e Shën Mëhillit në Doblibarë.

Përveç fesë, Sabiti e ka ndërruar emrin dhe se tani e tutje do të quhet Kastriot.

“Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen”, thuhet në njoftimin e Famullisë.

Por një gjë të tillë, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci e ka mohuar.

Ai ka thënë që as emrin e as fenë se ka ndërruar.

“Këto janë hajgare”, i tha ai Gazetës Express.

“Unë absolutisht nuk kam nevojë me e ndërru fenë sepse nuk jam fetar fare”, tha Geci.