Real Madrid merr lajmin e mirë para ndeshjes me Sociedad

Realit i kthehen Ceballos e Mendy Real Madridit i janë rikuperuar dy lojtarë në prag të ndeshjes me Real Sociedadin, ka njoftuar “AS” të premten. Bëhet e ditur se mesfushori Dani Ceballos dhe mbrojtësi Ferland Mendy do të jenë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti për duelin që luhet të dielën mbrëma. Të dy janë […]

Real Madrid merr lajmin e mirë para ndeshjes me Sociedad

Realit i kthehen Ceballos e Mendy

Real Madridit i janë rikuperuar dy lojtarë në prag të ndeshjes me Real Sociedadin, ka njoftuar “AS” të premten.

Bëhet e ditur se mesfushori Dani Ceballos dhe mbrojtësi Ferland Mendy do të jenë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti për duelin që luhet të dielën mbrëma.

Të dy janë rikuperuar nga lëndimi dhe prej fillimit të javës kanë stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit.

Megjithatë, Realit ndaj Sociedadit, do t’i mungojnë Arda Guler, Vinicius Junior, Eder Militao e Thibaut Courtois për shkak të lëndimeve.

Reali, aktualisht është lider në La Liga me 12 pikë të tubuara pas katër ndeshjeve të luajtura, ndërsa Sociedadi ka mbledhur 6 pikë.