Vrasjet e grave në Kosovë, Haxhiu thotë se dorëheqja e saj nuk i zgjedh problemet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqje, nëse përmes saj zgjedhet problemi i vrasjeve në Kosovë. Në një konferencë për media, Haxhiu ka thënë se jeta e grave për të është më e rëndësishme dhe se dorëheqja mund të jepet në rastet kur personi përgjegjës e ka obligim […]

Vrasjet e grave në Kosovë, Haxhiu thotë se dorëheqja e saj nuk i zgjedh problemet
vrasjet-e-grave-ne-kosove,-haxhiu-thote-se-doreheqja-e-saj-nuk-i-zgjedh-problemet

vrasjet-e-grave-ne-kosove,-haxhiu-thote-se-doreheqja-e-saj-nuk-i-zgjedh-problemet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqje, nëse përmes saj zgjedhet problemi i vrasjeve në Kosovë.

Në një konferencë për media, Haxhiu ka thënë se jeta e grave për të është më e rëndësishme dhe se dorëheqja mund të jepet në rastet kur personi përgjegjës e ka obligim të kryejë një detyrë dhe nuk e ka kryer.

Ajo ka thënë se prej pasluftës nuk ka minstre që është angazhuar më shumë në këtë drejtim.

“Nëse dorëheqja do e zgjedhte problemin, as nuk do e kisha menduar, a e zgjedh problemin nëse sot jap dorëheqje, nëse e zgjedh unë jap. Nuk ka ministri pas luftës që është angazhuar më shumë në këtë drejtim. Kur kam marrë detyrën e ministres së drejtësisë që të shoh se cilat janë detyrat që kanë kryer më herët ministrat e drejtësisë. Për mua jeta e grave është më e rëndësishme, dorëheqje mund të kemi në rastin kur personi përgjegjës e ka obligim të kryejë një detyrë dhe nuk e ka kryer. Ne kemi raste kur nuk është lëshuar urdhërmbrojtësi me kohë dhe viktima është vrarë, në këto raste nëse nuk ka masa disiplinore, atëherë kjo inkurajon zyrtarët tjerë që të mos kryejnë detyrat si duhet”, ka deklaruar Haxhiu.